Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Peggy Gou, emri i parë i madh i “Sunny Hill Festival 2025”

peggy gou

Foto: Associated Press

Peggy Gou, emër i njohur i muzikës elektronike për hite energjike, do të jetë një prej emrave kryesorë që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”.

Në një komunikatë për media, ky festival ka njoftuar se do të jenë gjashtë artistë kryesorë sivjet dhe emrat e performuesve të tjerë do të zbulohen në ditët në vijim.

Sipas njoftimit, pos yjeve ndërkombëtare, do të performojnë edhe 60 artistë të tjerë vendorë e të huaj. Në njoftim është theksuar se ka ndryshime edhe në skena, që sipas organizatorëve, janë më të mëdha se të edicionit të kaluar.

Peggy Gou është artiste nga Koreja e Jugut. Hiti kryesor i saj është “(It Goes Like) Nanana”. Po ashtu ajo njihet për hitet “It Makes You Forget (Itgehane)” dhe “Starry Night”.

Ajo është personazh viral edhe në TikTok.

Edhe Me ritmin e Peggy Gou mbyllet edicioni i pestë i "Sunny Hill" Kulturë Me ritmin e Peggy Gou mbyllet edicioni i pestë i "Sunny Hill"

Peggy Gou do të performojë në skenën e njohur si “C4”, që u inaugurua vitin e shkuar.

Edicioni i sivjetmë i “Sunny Hillit” mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht në Bërnicë të Epërme.