Skenën "C4" tani e ka rrëmbyer Peggy Gou, e cila është DJ, producente, këngëtare dhe kantautore jugkoreane me bazë në Berlin. Albumet e saj kanë arritur pozita të larta në grafikat e dhjetëra shteteve të botës.

Në "Sunny Hill" po e hipnotizon publikun me ritmet e saj elektronike, deep house, tech house e minimal trance. Njerëzit po kërcejnë me duar në ajër dhe beat-et duket sikur burojnë prej tokës, duke i dhënë kështu ritëm Prishtinës në mbyllje të festivalit treditor.

Tommy Gold rikthen publikun në pistën e vallëzimit

1 muaj më parë / 4 gus 2025 01:08 Nga: Sinan Berisha
Tommy GOld

Pas performancës së DJ Anyma, vëmendjen e ka marrë skena "C4" në Bërnicë të Poshtme.

DJ dhe producenti Tommy Gold me ritme elektronike e ka ftuar secilin në vallëzim.

Pas tij, festën do ta ketë në dorë Peggy Gou, e famshmja nga Koreja e Jugut.
 

Anyma çon në qiell disponimin

1 muaj më parë / 3 gus 2025 23:55 Nga: Sinan Berisha
Anyma

Është mbyllur performanca e DJ dhe producentit të njohur Anyma, i cili ka qenë kryesori i natës së tretë në "Sunny Hill".

I gjithë publiku ka kërcyer me duart lart gjatë beat-eve të tij, teksa loja me drita e ka bërë akoma më interesante performancën.

Pas kësaj, në skenën "C4" do të vazhdojë festa me DJ Peggy Gou.


 

Anyma elektrizon skenën kryesore të "Sunny Hillit"

1 muaj më parë / 3 gus 2025 23:01 Nga: Sinan Berisha
Anyma

Ka nisur performanca e artistit të shumëpritur të natës së tretë të festivalit.

Projekti i artistit italo-amerikan Matteo Milleri i njohur si Anyma e ka nisur ndezjen e atmosferës në natën e tretë të festivalit "Sunny Hill".

DJ dhe producent i famshëm, me ritme elektronike ai ka pushtuar skena të ndryshme botërore, e në Prishtinë ka sjellë gjithashtu tingujt elektronikë, teksa audienca po ia mban krahun me brohoritje e me të bërtitura pas secilit beat që lëshohet.

Zhanret që ai përçon te publiku janë melodic techno, melodic house dhe progressive house.


 

Stryv me energji të madhe, publiku përgatitet për Anyman

1 muaj më parë / 3 gus 2025 21:43 Nga: Sinan Berisha
DJ Stryv

DJ Stryv e ka nisur performancën e tij me energji  të mirë. Publiku po kërcen nën ritmet elektronike, derisa bëhet gati ta mirëpresë artistin kryesor të natës, Anyma.

Stryv është një producent dhe kantautor me bazë në Los Angeles që ka punuar me artistë si Camilla Cabello, Rema, Ty Dollar $ign, Keinemusic, Burna Boy, Ava Max, Ckay dhe të tjerë.

Ajo që është quajtur "KissCam" vazhdimisht po shkëput individë ose çifte nga publiku, dhe gjithashtu po paraqet prej afër artistin që po performon.

“KOHA” live në natën e tretë të “Sunny Hill Festival”, Mygal pushton skenën

Elektrizuese është performamca e tij në "Sunny Hill". MYGAL është një producent dhe DJ spanjoll dhe jeton në Madrid. Si producent ka bashkëpunuar me McBuzzz, Costa, Love Yi, Dellafuente, Cecilio G, Jedet, Nina, Aron Piper, Gianluca... Ndërkaq si DJ, përveç se nëpër turne me artisten Nina, ai ka bashkëpunuar edhe me Major Lazer, Octavian, Virgil Abloh, dhe Jarreau Vandal.

Kjo është nata e tretë dhe e fundit e festivalit "Sunny Hill" që po mbahet në Bërnicë të Poshtme.

Nata e parë e ka sjellë yllin Dua Lipa, e dyta artistin kanadez Shawn Mendes, ndërsa sonte pritet që artisti kryesor të jetë Anyma.