Aktori i famshëm, Pedro Pascal, ka nxitur reagime pasi nuk mori pjesë në festën pas premierës së sezonit të dytë të serialit “The Last of Us” të HBO-së, pas një darke të zgjatur me aktoren Jennifer Aniston.
Pascal mori pjesë në premierë në teatrin “Chinese” në Hollywood të hënën, por nuk kaloi rrugën për në festën që po mbahej në hotelin “The Hollywood Roosevelt”, ku ishin të pranishëm kolegët e tij dhe organizatorët e HBO-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxherët e tij kanë deklaruar se ai duhej të ishte në xhirime të nesërmen në mëngjes, por burime të tjera kanë thënë për Page Six se kjo nuk ishte e vërtetë.
“Ai u tha organizatorëve se nuk ndihej mirë dhe dëshironte të largohej pas shfaqjes të filmit”, ka thënë një burim. Kjo nuk u prit mirë nga organizatorët e HBO-së, të cilët menjëherë filluan të përhapnin thashetheme rreth darkës triorëshe që Pascali kaloi me Anistonin të shtunën.
“Mund të dalë me Aniston, por nuk mund të vijë në festën tonë?” ka komentuar një prej tyre.
Megjithatë, duhet cekur se Pascali ka qenë shumë i angazhuar me promovimin e serialit, duke marrë pjesë në konferenca për shtyp, intervista dhe tapetin e kuq të premierës. Në një intervistë për Entertainment Tonight, ai ka sqaruar thashethemet për një lidhje romantike me Anistonin, duke e përshkruar darkën si “argëtuese me martini” dhe duke shtuar se ata janë vetëm miq të mirë.
“Unë po shijoj dritën e yllit të Anistonit”, ka thënë aktori me buzëqeshje.
Ndërkohë, sezoni i dytë i projektit filmik “The Last of Us” pritet të nisë më 13 prill në HBO dhe Max. “Jam shumë i emocionuar që të gjithë do ta shohin. Ka kaluar shumë kohë që nga sezoni i parë dhe ne mezi pritëm të xhironim përsëri së bashku. Të gjithë kujdesemi shumë për këtë projekt”, ka thënë Pascal për Extra në premierë.