Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pattinson studioi lakuriqët për rolin e Batmanit

Ylli i filmit, Robert Pattinson, ka zbuluar se kishte studiuar lakuriqët para xhirimeve të filmit “The Batman”.

Aktori 35-vjeçar ka treguar se ndoqi shembullin e koleges së tij, Zoe Kravitz, përpara xhirimeve të filmit të ri.

Kur po flisja me regjisorin i tregova se si Zoe Kravitz , e cila luan rolin e Catwoman, që është e mrekullueshme në të, thoshte se për të parë mënyrën se si luan dhe lëviz, ajo shikon video me mace të mëdha, si sillen e si luftojnë ato, gjëra të tilla, ka treguar ai për shoun “Jimmy Kimmel Live”.

“Kështu që shikova se si lufton një lakuriq nate dhe ishte kjo një video në “Planet Earth”, ku lakuriqi i natës lufton me një pulë në kafaz dhe se si ajo përplaset rreth kafazit për një orë. Thjesht bën përplasje në kafaz derisa pula të jetë frikësuar për kaq shumë kohë saqë më në fund pula bie në gjumë. Dhe më pas lakuriqi i natës futet fshehurazi në kafaz dhe e kafshon atë. Unë ia thashë këtë regjisorit këtë, e ai më tha: “Kam një ide”.

Zoe, 33 vjeçe, e ka shijuar sfidën e rolit të Catwoman.

Ylli i Hollivudit ka zbuluar kohët e fundit se ajo është e fokusuar në krijimin e “një qenie njerëzore të vërtetë” - në vend të një “ideje”.

Edhe Kate Winslet ka treguar se në fëmijëri është tallur për trupin Showbiz 7 muaj më parë Kate Winslet ka treguar se në fëmijëri është tallur për trupin

Duke folur për qasjen e saj ndaj personazhit, Zoe shpjegoi: “Padyshim e kuptoj gravitetin e një personazhi si ky dhe çfarë do të thotë ky për kaq shumë njerëz.

“Mirëpo, ajo që ndihej vërtet e rëndësishme ishte të përqendroheshim në historinë që po tregojmë në këtë moment dhe të përpiqemi të krijojmë një qenie njerëzore të vërtetë. Unë nuk dua që ajo të jetë më një ide.

“Unë dua që tash të jem në rolin e një qenie njerëzore në një situatë reale, në një qytet të vërtetë, që përpiqet të mbijetojë dhe të reagojë ndaj dhimbjes së saj dhe historisë së saj”.