“One Night Only” është komedia e re romantike e studios “Universal Pictures”, me protagonistë aktorët e shquar të Hollywoodit, Monica Barbaro dhe Callum Turner. Regjinë e ka bërë Will Gluck.
Barbara dhe Turner luajnë rolin e Allie dhe Owen, dy të huaj të etur për dashuri që përplasen me njëri-tjetrin në një qytet të New Yorkut, në natën e vetme të vitit kur beqarëve u lejohet të kalojnë natën me persona të panjohur. Owen i braktisur së fundmi nga e dashura dhe Allie, një grua tejet romantike që besën thellë në dashuri, mund të jenë të vetmit beqarë në qytet që kërkojnë më shumë sesa një takim të shpejtë. Të dy ndiejnë një shkëndijë kur takohen, por një sërë hapash të gabuar dhe kërkimesh anësore e ndërlikojnë situatën, duke i mbajtur larg njëri-tjetrit.
Përveç regjisë, Gluck e ka shkruar edhe skenarin e filmit. Ai më parë ka drejtuar komeditë romantike hit në arkat filmike si, “Easy A”, “Friends With Benefits” dhe filmin e vitit 2023, “Anyone but You”.
Molly Ringwald luan rolin e nënës së Turnerit në film, së bashku me LeVar Burton si partnerin e saj. Maya Hawke, Julia Fox, Este Haim, Ziwe dhe King Princess plotësojnë kastin e aktorëve.
“One Night Only” lansohet nëpër kinema më 7 gusht.
-
Monica Barbaro: “One night only” është film që të zgjon emocionet
-
Dua Lipa dhe Callum Turner debutojnë në tapetin e kuq si të martuar
-
“The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura
-
“A Big Bold Beautiful Journey” me yjet Margot Robbie dhe Colin Farrell
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë