Margot Robbie dhe Colin Farrell futen në kapituj të vjetër të jetës së tyre në trailerin e sapolansuar të filmit, “A Big Bold Beautiful Journey”, i cili i takon zhanrit romancë dhe fantazi dhe vjen i realizuar nga regjisori amerikan, Kogonda.
Projekti i ardhshëm kinematografik e sjell yllin australian, Robbie, në rolin e Saras dhe aktorin irlandez, Farrell, në rolin e Davidit, të cilët takohen rastësisht në një dasmë dhe nga aty nisen në një aventurë që mund të ndryshojë të ardhmen e tyre.
Pjesë e kastës janë edhe aktorët Lily Rabe, Jodie Turner-Smith, Phoebe Waller-Bridge, Kevin Kline, Billy Magnussen dhe të tjerë.
“A Big Bold Beautiful Journey” lansohet nëpër kinema më 19 shtator 2025.
Artikuj të ngjashëm
-
Robbie ndihet e nderuar që Kylie Minogue e zgjodhi atë për filmin biografik
-
Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
-
Angelina Jolie e luan rolin më emocionues të karrierës në “Couture”
-
“One Night Only”, komedia e re romantike me yjet Barbaro dhe Turner
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet