Aktorja e njohur, Margot Robbie, ka thënë se ndihet tejet e nderuar që këngëtarja Kylie Minogue ka kërkuar që aktorja të luajë rolin e saj në ndonjë film biografik për të.
35 vjeçja është ngazëllyer tej mase kur mori vesh se 57-vjeçarja Minogue, personalisht e ka zgjedhur vendasen e saj australiane si kandidate për të luajtur rolin e saj në ekran të madh, ka raportuar FemaleFirst.
Përgjatë një interviste në BBC Radio 2, në emisionin “Breakfast Show”, prezantuesi Scot Mills e pyeti yllin e filmit “Wolf Of Wall Street” nëse e dinte që Minogue e kishte zgjedhur për rolin në fjalë.
Sidoqoftë, Robbie ka thënë se nuk do të duhej të jetë kandidate për këtë rol pasi nuk di të këndojë.
“Me ka zgjedhur? Pse nuk më ka treguar askush më parë? Ky është informacion emocionues! Jam tejet e nderuar. Por nuk do të mund ta luaja, nuk mund të këndoj, nuk mund të këndoj si Kylie”, ka thënë ajo.
Tutje aktorja ka thënë se nuk i pëlqen kur zgjidhen aktore që nuk dinë të këndojnë, të luajnë role këngëtarësh.
Më pas ajo ka treguar se është fanse e madhe e Minogues që kur e pa në koncertin e parë në kuadër të “KylieFever Tour” në Sidney të Australisë në vitin 2002.
Robbie aktualisht po promovon filmin e saj të ri “A Big Bold Beautiful Journey”, ku luan bashkë me aktorin e njohur Colin Farrell, të cilët në film takohen në dasmën e një miku të përbashkët.
“Ishte shumë kënaqësi. Mu bë qejfi që pash Colinin duke kërcyer me muzikë jazz. Ishte shumë mirë”, pati thënë ylli i filmit “Barbie” për Us Weekly.
Ajo gjithashtu ka thënë se është shumë ndryshe nga personazhi Sarah, rolin e të cilës e luan në filmin në fjalë, pasi nuk di të këndojë.
“Nuk kam zë për këndim. Nuk kam luajtur neper filma mjuzikëll, gjë që është dëshpëruese. Por në rolin e Sarahs në këtë film, është ndryshe. Ulesha e shikoja të gjitha shfaqjet mjuzikëll kur isha në shkollë dhe mendoja me vete ‘Zot, do të doja të di të këndoj’, por luaja në shfaqjet teatrale ku nuk këndoja”, ka thënë ndër të tjera Robbie.