Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Michelle Pfeiffer: Nuk dua të jem më protagonistja e një filmi

Michelle Pfeiffer

Michelle Pfeiffer

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Michelle Pfeiffer ka befasuar fansat me deklaratën se nuk dëshiron më të jetë protagonistja e një filmi, pasi preferon projektet televizive me kastë të gjerë aktorësh.

“Betohem në Zot se nuk dua të jem më protagonistja e një filmi. Dua të luaj vetëm në projekte me shumë aktorë. Është shumë më argëtuese dhe më pëlqen jashtëzakonisht”, ka thënë 68-vjeçja gjatë një ngjarje të organizuar nga “The Hollywood Reporter”.

Pfeiffer ka thënë se u tërhoq nga seriali “Margo’s Got Money Troubles” për shkak të personazheve komplekse dhe mesazhit të tij njerëzor.

Ajo ka vlerësuar edhe rolet femërore në televizion.

“Jam mahnitur nga interpretimet e grave në televizion. Më pëlqen që personazhet janë të ndërlikuar dhe me të meta, ashtu si njerëzit në jetën reale”, ka thënë ajo.

Edhe Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones” Showbiz Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones”

Aktorja ka kujtuar edhe një thënie të aktorit Robin Williams që e frymëzon.

“Mos harroni se çdo njeri që takoni po përballet me një betejë për të cilën ju nuk dini asgjë. Prandaj, tregohuni të sjellshëm”, ka thënë artistja.

Pfeiffer ka pranuar gjithashtu se ishte në ankth kur pranoi rolin në komedinë “Oh. What. Fun.”, sepse nuk e konsideron veten një aktore komike.

“I thashë regjisorit: ‘Do ta bëj filmin, por duhet të më bësh të dukem komike’. Kjo u bë shaka jonë gjatë gjithë xhirimeve”, ka thënë ajo.

Edhe Kaia Gerber: Shpesh e kritikoj veten kur e shoh në ekran Showbiz Kaia Gerber: Shpesh e kritikoj veten kur e shoh në ekran

Ajo ka shtuar se me kalimin e xhirimeve fitoi më shumë besim te vetja, falë mbështetjes së regjisorit.

Pfeiffer ka folur edhe më herët për pasiguritë që kishte në fillimet e karrierës, duke treguar se, ndryshe nga shumë kolegë të saj që kishin shkollim profesional në aktrim, ajo u mbështet kryesisht tek instinkti dhe për shumë vite mendonte se kjo nuk ishte e mjaftueshme.