Reperi nga Prishtina, Nushi, ka bërë një postim në rrjetin social Instagram ku është tallur më kolegët, që sipas tij, blejnë klikimet në YouTube.
“Çka u bo o ‘VIP’ për 24h i bojshit ka 1 milion views n’kong, e tash ka 100k, a i kish nal YouTube viewsat e blemë?”, ishin fjalët e reperit.
Për cilët nga kolegët e ka pasur fjalën reperi nuk dihet, por tash e sa kohë spekulohet se shumë artistë blejnë views në YouTube për këngët e tyre.
Nushi së fundi ka publikuar projektin “E urrej”, e që është pritur mirë nga publiku.

Artikuj të ngjashëm
-
Një person raporton se nga llogaria e tij dikush ka bërë pagesa për “YouTube” e “TikTok”
-
YouTube nis ndryshimin që shumë nuk do ta pëlqejnë
-
Youtube akuzohet se nuk po bllokon videot mashtruese të Elon Muskut
-
“Do të jap 3 mijë euro për ta vrarë”, Kozaku kërcënon Nushin
-
“E urrej” publikohet sonte nga Nushi