Një person ka raportuar në Polici se ia kanë keqpërdorur llogarinë bankare në bankën NLB.
Ai ka thënë se ka vërejtur se prej një muaji dikush ka bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale YouTube dhe TikTok.
Policia po e heton rastin si mashtrim.
“Me datë 11.08.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë, një shumë parash prej 15000€ dhe sot kur ka qenë në bankë dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari, aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale You Tube dhe Tik Tok”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
“Shisnin” para false në TikTok, arrestohen pesë persona që përfituan 20 mijë euro
-
I futen në Facebook duke kërkuar para për shërim, 1500 euro i shkojnë dikujt në Tiranë
-
Një person në Obiliq raporton se i janë vjedhur para nga llogaria
-
Rreth 150 kosovarëve iu keqpërdorën mjetet në llogaritë bankare
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje