Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I futen në Facebook duke kërkuar para për shërim, 1500 euro i shkojnë dikujt në Tiranë

facebook

Disa persona kanë hyrë në llogarinë e Facebookut të një personi tjetër duke e keqpërdorur.

Ankuesi ka thënë në polici se të dyshuarit kanë kërkuar para për shërim nga llogaria e tij dhe se 1500 euro i janë dhënë nga dikush nga kjo kërkesë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë ndërhyrë në llogari të tij Facebook dhe nga miqtë e tij kanë kërkuar të holla për arsye të shërimit, ku njëri nga miqtë përmes Wester Union ka dërguar 1500 euro një personit në Tiranë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.