Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.
Burime të KOHËS brenda Policisë, bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro dorëzani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNoizy, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit.
Noizy u arrestua të mërkurën mbrëma në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Nuk dihet për cilin rast bëhet fjalë.