Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Një foshnje e re në familjen mbretërore britanike

Foto: AP/Associated Press

Princesha Eugenie është bërë nënë.

30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank, e mirëpritën në jetë fëmijën e parë, të martën më 9 shkurt në spitalin e Londrës, “The Portland Hospital”. Foshnja është djalë.

Në komunikatën zyrtare të familjes mbretërore, shkruhej: “Lartëmadhëria e saj Princesha Eugenie e solli në jetë djalin e saj, më 9 shkurt 2021, në spitalin ‘The Portland Hospital’. Jack Brooksbank iste prezent në sallën e lindjes. Foshnja dhe e ëma janë mirë me shëndet. Mbretëresha, Duka i Edinburghut, Duka i Yorkut, Dukesha e Yorkut dhe zoti dhe zonja George Brooksbank, tashmë janë informuar dhe po ndihen të lumtur me lajmin. Ky është fëmija i parë për Princeshën Eugenie dhe bashkëshortin e saj Jack Brooksbank, nipi i parë për Dukën dhe Dukeshën e Yorkut, dhe stërnipi i nëntë për Mbretëreshën Elizabeth dhe Dukën e Edinburghut”.

Princesha Eugenie po ashtu e ndau lajmin e lumtur me gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke e postuar fotografinë e parë të foshnjës. Dy prindërit, Eugenie dhe Jack, shihen duke e përkëdhelur dorën e djalit të tyre të porsalindur, dhe fotografia shoqërohej vetëm me disa zemra ngjyrë kaltër.

 

Edhe Princesha Eugenie mirëpret fëmijën e dytë Showbiz Princesha Eugenie mirëpret fëmijën e dytë

 

Eugenie, që është e dhjeta në radhë për ta trashëguar fronin mbretëror dhe vajza e vogël e Princit Andrew dhe ish-gruas së tij, Sarah Ferguson, u martua me Jack Brooksbankun në kështjellën Windsor në pranverën e vitit 2018.