Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princesha Beatrice shtatzënë me fëmijën e parë

Familja mbretërore britanike po shtohet. Derisa publiku është në pritje të fëmijës së dytë të Princit Harry dhe dukeshës Meghan, dhe mezi pret ta shoh se si do ta pranojë familja mbretërore vajzën e çiftit i cili u zhvendos në Amerikë për të jetuar, Pallati Buckingham të mërkurën e bëri të ditur lajmin se mbesa 32-vjeçare e Mbretëreshës Elizabeth, princesha Beatrice, është shtatzënë me fëmijën e parë.

Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Pallati Buckingham e që e paralajmëron shtatzëninë e princeshës Beatrice, po ashtu u bë e ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, janë shumë të lumtur me lajmin, njësojë sikurse familjet e tyre.

Beatrice, vajza e madhe e Princit Andrew dhe ish-gruas së tij, Sarah Ferguson, u martua me biznesmenin Mapello Mozzi në korrik të vitit 2020, në një ceremoni të vogël martesore për shkak të rregullave të pandemisë. Ajo është e nënta në rend për ta trashëguar fronin mbretëror.

Motra e vogël e Beatrices, princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, e mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në shkurt të këtij viti. Foshnja është djalë dhe është pagëzuar, August Philip Hawke Brooksbank.

Mbretëresha Elizabeth po bëhet edhe me dy stërnipa apo stërmbesa, me ardhjen në jetë të fëmijës së dukës dhe dukeshës së Sussexit, në verë të këtij viti dhe lindjen e foshnjës së princeshës Beatrice, gjatë stinës së vjeshtës.

Edhe U lind stërmbesa e 12-të e Mbretëreshës Elizabeth Showbiz U lind stërmbesa e 12-të e Mbretëreshës Elizabeth