Showbiz

Nicki Minaj vlerëson lart Trumpin

Nicki Minaj

Nicki Minaj

Foto: Associated Press

Reperja Nicki Minaj të dielën bëri një paraqitje befasues në një takim konservatorësh në Arizona, në përkujtim të aktivistit të ndjerë Charlie Kirk.

Gjatë paraqitjes së saj në skenë, ajo ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance, duke i quajtur ata “modele” për të rinjtë, ka raportuar AP.
 

Ylli i repit u intervistua në konventën AmericaFest të Turning Point USA nga Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, në lidhje me mbështetjen e saj për Trumpin të cilin ajo e kundërshtonte në të kaluarën.

Minaj ka thënë se ishte lodhur duke u “shtypur” dhe tha se të shprehësh mendimin tënd me ide të ndryshme është e diskutueshme sepse “njerëzit nuk po e përdorin më mendjen e tyre”.

Kirk ndërkaq e ka falënderuar Minaj për “guximin”, pavarësisht reagimeve negative që ka marrë nga industria e argëtimit për shprehjen e mbështetjes për Trumpin.

Reperja e lindur në Trinidad njihet më së miri për hitet e saj “Super Freaky Girl”, “Anaconda” dhe “Starships”.

Ajo është nominuar për 12 çmime Grammy gjatë karrierës së saj.

Në vitin 2018, Minaj ishte një nga disa personazhe të famshëm që dënuan politikën e Trumpit për imigracionin me tolerancë zero, e cila ndau më shumë se 5,000 fëmijë nga familjet e tyre në kufirin me Meksikën.

Në atë kohë, ajo ndau historinë e saj të mbërritjes në vend në moshën 5 vjeç, duke e përshkruar veten si një “emigrante e paligjshme”.