Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj paditen nga viktima e këtij të fundit

Reperja Nicki Minaj dhe burri i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua për të cilën ai ishte dënuar për tentativë përdhunimi më 1994.

Gruaja, tani 43 vjeçe, ka ngritur një padi duke pretenduar se çifti e kanë ngacmuar në përpjekje për ta bërë që të tërheqë pretendimet e saj, raportojnë mediat amerikane.

Petty shërbeu katër vjet e gjysmë burg pasi u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit të gruas e cila në atë kohë ishte adoleshente.

Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për Qarkun Lindor të Nju Jorkut, gruaja pretendon se Minaj i ofroi asaj 500,000 dollarë përmes një ndërmjetësi në këmbim të heqjes dorë nga akuzat e saj kundër Pettyt.

Sipas padisë, gruaja thuhet se i ka thënë Minajit se: "Unë kam nevojë që ju të njihni grua me grua, se kjo ndodhi".

Gruaja tha se nuk kishte qenë në gjendje të punonte që nga maji i vitit 2020 "për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve" nga çifti i famshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Edhe Bashkëshorti i Nicki Minaj dënohet me një vit arrest shtëpiak Showbiz Bashkëshorti i Nicki Minaj dënohet me një vit arrest shtëpiak

Padia, e cila kërkon dëmshpërblim të paspecifikuar, thotë se ajo po jeton e fshehur pasi ka frikë nga hakmarrja.

Minaj dhe Petty filluan lidhjen më 2018 dhe njoftuan një vit më vonë se ishin martuar. Çifti kanë një djalë 11 muajsh.