Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ngjarja më e madhe e modës “Met Gala” do të mbahet sivjet në shtator

Yjet e muzikës dhe filmit do të mund të mblidhen këtë vit në ngjarjen më të madhe të modës dhe stilit, në “Met Gala 2021”.

Ngjarja e cila organizohet çdo vit e ku paraqiten dizajnet më unike të dizajnerëve më të famshëm botërorë pritet të mbahet më 13 shtator, ndërkohë që zakonisht është mbajtur të hënën e parë të muajit maj, bënë të ditur Page Six.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Amanda Gorman, poetja e re e cila u bë e njohur në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden, president i SHBA-së në janar të këtij viti, pritet të jetë edhe nikoqirja e “Met Gala” që do të zhvillohet në fund të kësaj vere.

Ngjarja është shtyrë për tu mbajtur në shtator me shpresën se deri atëherë situata me pandeminë do të përmirësohet ndërkaq vitin e kaluar nuk është zhvilluar fare.