Për herë të parë në histori, ngjarja më e rëndësishme e modës “Met Gala”, e cilësuar si “Oscars” për industrinë e modës do të mbahet më 13 shtator. Çdoherë kjo ngjarje është organizuar në të hënën e parë të muajit maj, për pos në vitin 2020 ku çdo ngjarje e kësaj natyre u anulua shkaku i COVID-19.
Këtë vit fokusi në gala mbrëmjen e përvitshme do të jetë moda amerikane, më saktësisht “Pavarësia e Amerikës”.
“Met Gala” do të prezantohet në dy pjesë, “In America: A Lexicon of Fashion” dhe “In America: An Anthology of Fashion.”
Ngjarja e parë e organizuar me temën “In America: A Lexicon of Fashion”, do të hapet sonte, kurse pjesa e dytë e këtij eventi e cila vjen me temën, “In America: An Anthology of Fashion”, do të hapet më 5 maj të vitit 2022.
Nikoqirë të ngjarjes këtë vit do të jenë emra të njohur nga bota e filmit, modës, muzikës, sportit e më gjerë, të tillë si Timothée Chalamet, Billie Eilish, Amanda Gorman dhe Naomi Osaka.
Pavarësisht ndryshimeve që janë bërë këtë vit, ngjarja më e madh e modës në botë do të karakterizohet me parakalimin mbi tapet të kuq, ku pritet të shfaqen disenjatorë të famshëm bashkë me yjet më të njohura të Hollywoodit.
Edhe
Dukja e yjeve në ngjarjen e sivjetme “Met Gala”
Së fundmi, revista “Vogue” i ka zgjedhur disa nga veshjet më të mira që janë prezantuar ndër vite në “Met Gala”.
{gallery}