Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Netflix blen kompaninë e teknologjisë filmike të themeluar nga Ben Affleck

Ben Affleck

Ben Affleck

Foto: Associated Press

Platforma e transmetimit Netflix ka njoftuar se ka blerë kompaninë e teknologjisë për prodhimin e filmave InterPositive, të themeluar nga aktori dhe regjisori fitues i çmimit “Oscar”, Ben Affleck, ka raportuar Reuters.

Kompania zhvillon mjete të bazuara në inteligjencë artificiale që ndihmojnë në procesin e prodhimit të filmave. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike.

Affleck, regjisori dhe protagonisti i filmit fitues të “Oscarit”, “Argo”, e themeloi kompaninë “InterPositive” në vitin 2022. Ai krijoi një model të inteligjencës artificiale të trajnuar për të kuptuar logjikën vizuale dhe vazhdimësinë e montazhit, duke respektuar rregullat kinematografike edhe në situata reale të prodhimit, si mungesa e disa xhirimeve apo ndriçimi i pasaktë.

“Ne kemi vendosur edhe kufizime për të mbrojtur qëllimin krijues, në mënyrë që këto mjete të përdoren me përgjegjësi dhe vendimet kreative të mbeten në duart e artistëve”, ka thënë Affleck.

Pas marrëveshjes, Affleck do t’i bashkohet Netflix-it në rolin e këshilltarit të lartë.

Edhe Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit Tech Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit

Industria e mediave po tregon gjithnjë e më shumë interes për përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes dhe tregimin e historive.

Kjo shënon ndryshim të madh krahasuar me shqetësimet e mëparshme në Hollywood, ku shumë profesionistë kishin frikë se teknologjia mund të rrezikonte vendet e punës dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në fund të vitit të kaluar, kompania “Disney” ka njoftuar se do t’i lejojë OpenAI-s֝ë të përdorë personazhe nga franshizat e saj të njohura, si Star Wars, Pixar dhe Marvel, në gjeneratorin e videove me inteligjencë artificiale Sora.

Shefja e përmbajtjes në Netflix, Bela Bajaria, ka thënë se qëllimi i teknologjive të reja është të ndihmojnë krijuesit, jo t’i zëvendësojnë ata.

Edhe Princi Harry dhe Meghan Markle me serial të ri në “Netflix” Showbiz Princi Harry dhe Meghan Markle me serial të ri në “Netflix”

“Ne besojmë se mjetet e reja duhet ta zgjerojnë lirinë krijuese, jo ta kufizojnë apo ta zëvendësojnë punën e skenaristëve, regjisorëve, aktorëve dhe ekipeve të prodhimit”, ka thënë ajo.

Kjo është blerja e parë e Netflix që nga momenti kur kompania hoqi dorë nga gara për të blerë studion dhe asetet e transmetimit të Warner Bros. Discovery, pasi oferta rivale e Skydance Media përmes marrëveshjes me Paramount Global u konsiderua më e favorshme.