Ylli i hitit “Umbrella”, Rihanna, është në javët e fundit të shtatzënisë me fëmijën e saj të dytë, por kjo nuk e ka ndaluar këngëtaren që të pozojë me rroba të brendshme me qëllim të promovimit të koleksionit të ri të brendit të saj, “Savage x Fenty”.
35-vjeçarja në maj të vitit 2022 e solli në jetë fëmijën e parë me reperin A$AP Rocky, djalin e pagëzuar RZA. Emri i tij e nderon reperin dhe producentin 53-vjeçar, RZA, njëherësh udhëheqësi i grupit Wu-Tang Clan, emri i vërtetë i së cilit është Robert Fitzgerald Diggs.
Javët e fundit çifti i njohur i muzikës i ka kaluar në vendlindjen e Ririt, Barbados. Po ashtu gjatë festivalit në Kanë, dyshja ka nxitur thashetheme rreth një martese të mundshme, kjo pasi që reperi iu drejtua asaj me termin “gruaja ime” gjatë një koncerti. Por, çifti nuk ka konfirmuar nëse ka bërë ndonjë dasmë sekrete.
Rihanna dhe A$AP, emri i vërtetë i së cilit është Rakim Athelaston Mayers, e filluan lidhjen romantike në vitin 2020. Për shumë vjet ata njiheshin si bashkëpunëtorë dhe kishin krijuar një miqësi të ngushtë.
Krahas karrierës pothuajse dy dekadëshe në muzikë, Rihanna gjithashtu ka arritur të bëhet një afariste e suksesshme me lansimin e markës së produkteve të bukurisë, “Fenty Beauty” dhe krijimin e brendit të modës “Savage X Fenty”.
Edhe
Rihanna nxit spekulime për fëmijën e katërt
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, po ashtu shënoi suksese të jashtëzakonshme si performuese në ngjarjen më të ndjekur në Amerikë, “Super Boël”, ku interpretoi në shkurt të këtij viti. Kjo performancë e shënoi rikthimin e saj në skenë dhe arriti t’i tërheqë rreth 118 milionë shikues, duke u bërë shou i dytë më i shikuar e të gjitha kohërave.
Ndërkohë, fansat kanë disa vjet që po e presin me padurim lansimin e albumit të ri të këngëtares. Megjithëse ende nuk ka një datë të caktuar të publikimit të tij, Rihanna ka thënë se nuk dëshiron që ta përshpejtojë procesin e punës dhe i ka falënderuar adhuruesit për durimin që e kanë treguar deri më tani.
Përgatiti: Edona Binaku