Showbiz

Ciara zbulon se Rihanna po mendon për fëmijën e katërt

Ciara

Ciara

Foto: Associated Press

Këngëtarja Ciara ka dhënë sinjale se Rihanna mund të jetë duke menduar për fëmijën e saj të katërt, vetëm pak orë pasi ajo, në “Met Gala 2025”, konfirmoi shtatzëninë e saj të tretë.

Ylli i hitit "We Found Love", e cila ka dy djem, RZA (2 vjeç) dhe Riot (21 muajsh) me reperin A$AP Rocky – u shfaq me barkun e rrumbullakosur të hënën mbrëma, më 5 maj, në tapetin e kuq të “Met Galas”, ndërsa kishte veshur një kostum nga brendi “Marc Jacobs”.

Në të njëjtën mbrëmje, ajo u takua me këngëtaren Ciara dhe bashkëshortin e saj, futbollistin Russell Wilson, ku sipas Ciarës, ato zhvilluan një “bisedë mes nënash”.

“Urime për të. Ishte kaq e ëmbël ta takoja. Jam shumë krenare për të. Është në pritje të fëmijës së saj të tretë tani”, ka thënë Ciana në emisonin Sherri, ka raportuar FemaleFirst.

Ajo zbuloi gjithashtu se të dy çiftet biseduan rreth mundësisë për të zgjeruar edhe më tej familjet e tyre.

“Po qeshnim, sepse Russ ishte me mua dhe edhe Rocky ishte aty. Bëmë një foto të përbashkët dhe pastaj Russ nisi të fliste për cinco )pesëshen), sepse unë kam katër fëmijë. Pastaj nisëm të flasim për cuatro (katërshen) e Rihannas. Por njëherë duhet ta kalojë tres (treshen, që është ky fëmija që po pret tani). Ishte një bisedë shumë e ndier mes nënash. Dashuri e pastër”, ka thënë tutje Ciara

Ciara nuk kurseu as lavdërimet për mënyrën si Rihanna po përjeton shtatzëninë në publik.
 

Rihanna dhe A$AP Rocky në "Met Gala", fotografi nga Associated Press

“Më duhet ta përgëzoj, më dërgoi dhe një mesazh shumë të ëmbël disa muaj më parë duke më thënë se është krenare për mua. Është dashuri e pastër. Është e bukur. Dhe unë jam krenare për të gjithashtu. Po shkëlqen”, ka thënë ylli.

Ciara tha se është frymëzuese të shohësh që të qenit nënë nuk i ka ndaluar ato t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

“Ajo që po shohim nga udhëtimet tona si nëna, dhe çdo grua tjetër që e bën këtë, është se vërtet mund t’ia dalësh. Mund të jetosh jetën tënde, të kesh fëmijë të mrekullueshëm, dhe njëkohësisht të ndjekësh ëndrrat dhe të jesh e suksesshme”, ka thënë ndër të tjera Ciara.
 

Ciara dhe Russell Wilson  në "Met Gala", fotografi nga Associated Press