Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mickey Rourke shokon me pamjen dhe sjelljen

Aktori hollivudian, Mickey Rourke kohët e fundit e shokoi publikun gjatë paraqitjes në emisionin 'Good Morning Britain', ku foli me prezantuesit për projektin më të ri filmik në të cilin po shfaqet, ndërsa bëhet fjalë për filmin ''Night Walk''.

Por ajo për çfarë po flitet pas kësaj interviste nuk janë informacionet që aktori i dha për filmin, por sjellja e tij e çuditshme gjatë intervistës, shkruan KOHA Ditore. Për transformimin e tij dramatik, të ndihmuar nga operacione të shumta plastike, është debatuar për vite me radhë, por me paraqitjen e tij të fundit në media, aktori i ka brengosur shumë adhurues.

Mickey e dha përshtypjen se kishte vështirësi me përgjigjet në pyetjet e Pierce Morgan dhe Susanna Reid, dhe dukej se nuk e dinte se për cilin film të tij po flitej. Kur u pyet të thoshte diçka për veten, ai së pari i pyeti për cilin film janë duke folur.

Vetëm pas disa sekondash ai u përgjigj se kaloi mirë gjatë punës me regjisorin i cili nuk kishte frikë të punonte me të. Drejtuesit u përpoqën shumë të marrin përgjigje të hollësishme nga ai, por kjo nuk funksionoi.

Image

Menjëherë pas përfundimit të intervistës, në rrjetet sociale u shfaqën komente të shqetësimit nga ata që e ndoqën emisionin. Shumica e tyre besojnë se ish-legjenda e aktrimit duhet të kërkojë ndihmë profesionale.

Mickey e dha intervistën me këmishë të zbërthyer e cila i zbuloi tatuazhet e tij, dhe dukej sikur kishte monotoni.