Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Fox fshin të gjitha fotografitë me të dashurin, nxit thashetheme për ndarje

Aktorja amerikane, Megan Fox, ka fshirë të gjitha fotografitë e Machine Gun Kellyt nga profili i saj në rrjetet sociale, duke ndezur thashetheme se çifti janë ndarë, raportoi “The Mirror” të dielën.

36-vjeçarja, e cila ishte e fejuar me reperin, ka ndarë gjithashtu një mbishkrim të fshehtë në foton e saj më të fundit, të cilat ishin dy rreshta nga hiti i këngëtares Beyonce në vitin 2016 “Pray You Catch Me”.

"Mund ta shijosh pandershmërinë / është mbi të gjitha", ka shkruar ajo.

“Pray You Catch Me” ishte kënga hapëse në albumin Lemonade të Beyonces, me tekstin që lidhet me reagimin e saj ndaj akuzave se Jay Z e kishte tradhtuar.

Ky veprim i Foxit ka ngjallur reagime te fansat e saj, të cilët megjithatë kanë shfaqur dyshimet e tyre nëse bëhet fjalë për ndarje, pasi çifti ende ndiqen mes vete në Instagram.

Reperi nga ana tjetër nuk ka postuar për dy javë, që kur ka hedhur një koleksion fotosh nga një dasmë brenda një aeroplani privat, me mbishkrimin “një herë e një kohë kam punuar si portier në një qendër pushimi”.