Megan Fox dhe Machine Gun Relly thuhet se po kryejnë terapinë e përditshme të çifteve përmes aplikacionit Zoom për ta shpëtuar lidhjen mes tyre.
Aktorja 36-vjeçare e “Transformers” dhe rokeri 32-vjeçar i kthyer në reper u raportua se u ndanë muajin e kaluar për shkak se kishin grindje për fundjavën e SuperBowl, por thuhet se ata po bëjnë gjithçka për ta shpëtuar marrëdhënien.
“Ata janë duke folur me një terapist çiftesh çdo ditë përmes Zoomit. Megan mendon se ata duhet ta kryejnë terapinë përpara se të marrin ndonjë vendim të përhershëm”, ka thënë një burim për “Page Six”.
Çifti, që u fejuan në janar pas dy vjetësh lidhje, janë parë më herët duke dalë nga një seri zyrash këshilltaresh çiftesh, por tani duket se kanë zgjedhur t’i kryejnë seancat online,