Shtëpia krijuese e lodrave “Mattel” ka krijuar versionin e kukullës ‘Barbie’ me fytyrën e aktores së njohur Helen Mirren, në nder të 65-vjetorit të krijimit të kukullës dhe në nder të Ditës së Gruas, 8 Mars, shkruan CNN.
Aktorja fituese e çmimit “Oscar” ishte një ndër artistet që shtëpia e lodrave ka përzgjedhur që ta nderojë.
“Është një gjë shumë speciale dhe diçka që mund ta shtoj në listën e arritjeve të mija më të preferuara. U bëra Damë e Perandorisë së Britanisë, mora çmim Oscar, kam një yll në bulevardin e famës në Hollywood dhe tani kam një kukull personale ‘Barbie’”, ka thënë Mirren.
Kukulla “Hellen Mirren Barbie” ka veshur një fustan të kaltër të ngjashëm më atë që aktorja pati veshur në Festivalin e Kanës vitin e kaluar dhe mban në dorë statujën e çmimit ‘Oscar’.
“Detajet që u përdorën për ta bërë kukullën time, janë të jashtëzakonshme. Më pëlqen që kukulla ime është e veshur me një nga dukjet e mija të preferuara të tapetit të kuq, sepse atë herë ishte hera e parë që kisha flokë të kaltër. Më pëlqen fakti kur përqafohet moda teatrale dhe kënaqësia që sjell vet moda dhe mendoj se kjo kënaqësi nuk duhet të njeh moshë. Dhe ‘qershia mbi tortë’ e gjithë kësaj pune është që kukulla ime ka një ‘Oscar’ miniaturë. Është një riprodhim absolutisht perfekt”, ka thënë aktorja.
Edhe
Whitney Houston nderohet, pas vdekjes, me “Barbien” e saj
Krista Berger, e cila është zëvendëspresidente e kukullës “Barbie” në kompaninë “Mattel” ka thënë se historia e kukullës nuk ka të bëjë vetëm me të.
“Ka të bëjë me shumë e shumë vajza të reja të cilat kukulla i ka inspiruar të aspirojnë për profesione të ndryshme të së ardhmes së tyre dhe miliona histori që ajo i ka ndihmuar vajzat t’i imagjinojnë përgjatë rrugëtimit të tyre. Për këto 65 vite, ‘Barbie’ përdori platformën e saj globale për të inspiruar brezat e rinj që të kenë ëndrra të mëdha, të eksplorojnë potencialin e pa limituar dhe të drejtojnë narrativen e vet atyre që t’ua formojë të ardhmen. Ndërsa festojmë këtë jubile, përmbushim gjashtë dekada me histori të cilat ‘Barbie’ ndihmoi të shkruhen dhe një kukull që vazhdon të jap mundësi për të vazhduar të ëndërrojmë, me ëndrra të mëdha”, ka thënë Berger.
Përveç aktores Mirren, Mattel ka krijuar kukullën personale “Barbie” edhe për gra të tjera të famshme si këngëtaret Kylie Minogue e Shania Twain, aktorja Viola Devis, modelja Nicole Fujita, komedianja e aktivistja Enissa Amani, producentja Lila Aviles dhe Maira Gomez.
Mattel, për 8 Mars edhe më parë ka krijuar kukulla “Barbie” duke nderuar gra të shquara si tenistja Naomi Osaka, Olimpistja Sky Brown, zhvilluesja e vaksinës kundër Covidit, profesoresha, Sarah Gilbert, e boksierja Nicola Adams.
Edhe
Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi
{gallery}