Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna shoqëroret në skenë nga i dashuri

Këngëtarja me famë botërore, Madonna ka mbajtur një koncert në Brooklyn të New Yorkut gjatë të mërkurës dhe në skenë e shoqëroi i dashuri i saj boksieri Josh Popper, raporton People.

Ai është parë se ishte duke u “mësuar” tashmë me fansat e të dashurës së tij pasi u mirëprit në skenë nga 14 mijë prej tyre.

Çifti që janë bashkë që nga muaji shkurt, u ulën në skenë afër njëri-tjetrit, përderisa Madonna po këndonte këngën që ishte hit klasik i vitit 1990, “Vogue”.

I dashuri i këngëtares atë natë u shfaq edhe në një video kur ajo po interpretonte këngën e vitit 1992, “Erotica”.

VIDEO:

Koncerti në Brooklyn, shënoi shfaqjen e parë të Madonnës në Amerikën e Veriut gjatë turneut që pritet të përfundojë në Meksikë në muajin prill.

Edhe Madonna shndërron sheshin “Times Square” në një klub nate Showbiz Madonna shndërron sheshin “Times Square” në një klub nate

Ata gjithashtu ndanë një puthje gjatë kësaj perfomance.

Madonna nisi turneun e saj të shumëpritur botëror në Londër në muajin tetor. Gjatë natës së hapjes, ajo tregoi për vitin e saj që e quajti “të çmendur”, i cili përfshinte një ngjarje ku ajo shkoi në spital gjatë verës si pasojë e një infeksioni të rëndë bakterial.

Image