Ai është një artist i cili nuk bëhet shpesh pjesë e lajmeve nëpër portale, vetëm në rastet kur ka lansime muzikore ose suksese në mbrëmje të shumta.
Bëhet fjalë për Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, i cili së fundmi e ka festuar katër-vjetorin e martesës.
Reperi, për ta shënuar këtë datë të rëndësishme, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Sinqerisht, të dua, por nganjëherë mendoj se duhet të të urrej, sepse je shumë më e mirë se unë”, ka shkruar Lyrical Son duke ia bashkëngjitur ‘hashtagun’ për katër vjet të lumtur.
Shkrimit romantik, ai ia ka shoqëruar edhe një fotografi të përbashkët të tyre.
Çifti janë prindër të një vajze të njohur me emrin Eva.
Edhe
Deklarata e A$AP Rockyt në koncert shkakton reagime në rrjete sociale
Në ndërkohë, Lyrical Son ka vazhduar të jetë aktiv edhe gjatë këtij viti në realizimin e materialeve të reja muzikore.
Dueti i tij me Ledri Vulën, “Princess Diana”, që u publikua më 5 qershor, numëron 23.7 milionë klikime në YouTube.