Këngëtarët e mirënjohur të skenës kosovare e shqiptare, Mc.Kresha, emri i të cilit është Kreshnik Fazliu dhe Festim Arifi, i njohur me nofkën Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre të ri.
Albumi quhet “1.618” dhe u publikua mbrëmë në platformat “Spotify”, “Apple Music” “iTunes” “Seezer” “amazon” “TIDAL” e “Google Play”.
Lajmin e kanë bërë të ditur të dy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, përmes rrjetit social Instagram.
PINT mori shumë komente pozitive nga fansat e kolegët, të cilët i komplimentuan për punën.
Emri i grupit P.I.N.T do të thotë “Për Inati t’Njoni Tjetrit”.

Artikuj të ngjashëm
-
“Anija Kozmike” vjen me videoklip nga Lyrical Son dhe Mc Kresha
-
PINT-at publikojnë “Perlën”
-
Mc Kresha e Lyrical Son sjellin “Shake It”
-
Mc Kresha dhe Lyrical Son e nisin performancën në "Sunny Hill" me energji të jashtëzakonshme
-
Hip-Hop me orkestër në tjetër dimension me këngët e MC Kreshës dhe Lyrical Son