Louis Walsh, 73-vjeç, ka kritikuar ish-mikun e tij Simon Cowell, duke thënë se më nuk ka kush interesohet për programin e tij Britain’s Got Talent (BGT).
Louis, i cili ishte pjesë e jurisë në këtë spektakël tha për gazetën “The Sun on Sunday” se BGT nuk shikohet njëjtë më.
“BGT, kujt i intereson?! Nuk është më si dikur. Në të kaluarën mbante mbi 12 milion shikues dhe e gjithë Britania e ndiqte fituesin. Tani nuk duket kështu; kush fitoi vitin e kaluar, vallë?”
Ai shtoi se Simon dikur ishte i jashtëzakonshëm, por tani nuk ka të njëjtin instinkt, shkruan Female First.
Ai e pranoi se nuk ka më kontakt me Simon duke e kritikuar ashpër edhe rrethin e tij, duke përfshirë të fejuarën Lauren Silverman, nënën e djalit të tij, Eric, 11 vjeç.
“Ai është rrethuar me njerëz që nuk i thonë të vërtetën më… me hipokritë. Tani është një familjar, Lauren ka kontroll mbi agjendën dhe telefonin e tij. Nuk kam folur me të prej vitesh”, ka thënë ai.
Edhe
Simon Cowelli thotë se Bob Dylan s’do të kalonte ndonjë audicion të tij
Simon, nga ana e tij, ka thënë më parë se qesh kur Louis e kritikon publikisht.
“Miqësia do të thotë që mund të thuash gjëra dhe të qeshësh më pas. Kur ai flet për mua në disa shfaqje, unë qesh dhe mendoj: ‘Louis! Pse e bëre këtë?’ Ai thotë: ‘Më paguan shumë!’ Unë qesh dhe nuk ka problem”, ka thënë ai.