Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez dhe Rodriguez kanë probleme por nuk janë ndarë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë duke bërë përpjekje që të ruajnë lidhjen e tyre disa vjeçare pavarësisht lajmeve se ata tashmë janë ndarë.

Një burimi i afërt me çiftin i ka thënë revistës “People” se këngëtarja dhe sportisti kanë pasur disa probleme për shkak të distancës fizike që një kohë mes tyre mirëpo ata po përpiqen që ta kthejnë lidhjen siç ishte pasi e dashurojnë njëri-tjetrin.

“Ata kanë pasur disa probleme para se Jennifer të shkonte në Republikën Dominikane për xhirimin e filmit më të ri ‘Shotgun Wedding’ mirëpo ata e duan njëri-tjetrin dhe po mundohen shumë që të rikthejnë gjithçka siç ishte”, ka thënë burimi.

Lopez dhe Rodriguez janë fejuar në mars të vitit 2019 në Bahamas, pas një lidhjeje dy vjeçare. Ata që një kohë jetojnë bashkë, me dy fëmijët e Jenniferit dhe dy vajzat e Alexit, nga martesa të tjera.