Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

JLo dhe ARod të fokusuar në mirëqenien e fëmijëve, pas lajmeve se lidhja e tyre është në krizë

Foto: AP/Associated Press

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po fokusohen në mirëqenien e fëmijëve të tyre, teksa vazhdojnë të përkushtohen për tejkalimin e problemeve në lidhjen e tyre.

Çifti i njohur i showbizit së fundmi e zbuloi se janë duke i sqaruar disa gjëra në raportin e tyre, por fokusi dhe prioriteti kryesor i dyshes mbeten binjakët e Lopezit, Emme dhe Max, si dhe vajzat e Rodriguezit, Natasha dhe Ella, të cilët janë lidhur shumë me njëri-tjetrin gjatë kohës sa çifti ka bashkëjetuar.

Lajmi se JLo dhe Alex po përballen me disa probleme në lidhje, erdhi menjëherë pasi mediat botërore u pushtuan nga lajmi i ndarjes së çiftit dy vjet pas fejesës. Përmes një komunikate të përbashkët të publikuar në revistën “People”, çifti deklaroi: “Në nuk jemi ndarë, por thjeshtë jemi duke punuar në tejkalimin e disa çështjeve në lidhjen tonë”.

Një burim i afërt i dyshes po ashtu e konfirmoi lajmin se Lopez dhe Rodrigues po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë, por nuk janë ndarë tërësisht pasi duan ta bëjnë lidhjen e tyre të funksionojë.

JLo aktualisht po xhiron një film në Republikën Dominikane kurse ARod gjendet në Miami, prandaj është e vështirë që të kalojnë kohë së bashku marrë parasysh situatën e krijuar nga pandemia, por besohet se ata duan ta bëjnë lidhjen e tyre të funksionojë. Edhe nëse çifti vendos të ndahet, gjërat në këtë aspekt do të rrjedhin ngadalë marrë parasysh se do të duhet t’i ndajnë fëmijët të cilët janë lidhur shumë më njëri-tjetrin, por edhe disa biznese që i kanë krijuar së bashku gjatë lidhjes katër vjeçare.

Edhe Lopez dhe Rodriguez kanë probleme por nuk janë ndarë Showbiz Lopez dhe Rodriguez kanë probleme por nuk janë ndarë

Jennifer dhe Alex ishin detyruar ta shtyjnë datën e martesës dy herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme, por gjatë kësaj kohe sportisti i njohur ishte akuzuar disa herë për tradhti. Ende nuk dihet nëse kjo mund të jetë arsyeja e vërtetë e problemeve të krijuara mes çiftit. Për herë të fundit ata u panë në publik së bashku në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit president, ku JLo edhe performoi. Ata dukeshin shumë të lumtur së bashku dhe më të dashuruar se kurrë.

Para pak orësh, Alex Rodrigues postoi në Instagramin e tij video nga Republika Dominikane, duke i vërtetuar spekulimet në media se ai po mundohet ta bëja të pamundurën që ta shpëtojë lidhjen me Lopezin, dhe ta rifitojë besimin e saj.