Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rodriguez: Jennifer Lopez është artistja më e talentuar që e njoh

Alex Rodriguez duket se ka vetëm fjalë të mira për të thënë për ish të fejuarën e tij, Jennifer Lopez.

Duke folur në një intervistë, ai ka treguar për marrëdhënien e tij me Lopez dhe periudhën pas ndarjes me të.

“Kjo është ajo çfarë dua të them për Jenniferin dhe këtë ua kam thënë se kolegëve të tjerë ditëve të tjera. Ajo është gruaja më e talentuar që unë e njoh. Është personi më punëtor dhe mendoj që është përformuesja më e mirë live që bota e ka momentalisht”, ka thënë ai, shkruan The People.

Ai ka shtuar se “ne kemi pasur kohë shumë të mirë me njëri-tjetrin. Më e rëndësishmja është se ne gjithmonë i kemi vendosur fëmijët të parët, para çdo gjëje tjetër”.

Rodriguez ka shtuar se ka kaluar kohë të qetë pas ndarjes.

“Faleminderit Zotit nuk jam penduar. Jeta është shumë e bukur. Unë jam shumë me fat. Unë zgjohem çdo mëngjes dhe e falënderoj Zotin për shëndetin tim dhe dy vajzat e bukura që i kam”, ka thënë ai.