Lindsay Lohan dhe familja e saj kanë bërë një festë për shtatzëninë e aktores.
Aktorja dhe këngëtarja 36-vjeçare e cila është aktualisht shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj Bader Shammas, ishte e nderuar nga më të dashurit e saj në festën për foshnjën që po vjen.
Në profilin e tij në Instagram, vëllai i aktores, Dakota Loha, ka publikuar një fotografi të tijën me bashkëshortin e Lindsayt duke e shoqëruar me mbishkrimin “vëllai im përjetë”.
Lindsay gjithashtu ka publikuar një fotografi me motrën e saj duke shtuar “Motrat”.
Lindsay ka ndarë lajmin e lumtur për shtatzëni në mars.