Showbiz

Vanessa Hudgens bën publike shtatzëninë në tepihun e kuq të “Oscar”

Vanessa Hudgens është gati për një fillim të ri në jetën e saj.

Ylli i “High School Musical” 35-vjeçare është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj, Cole Tucker. Ajo ka vendosur që shtatzëninë e saj ta bëjë publike në tepihun e kuq të ceremonisë “Oscar” këtë të diele.

Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq me një fustan të zi të gjatë, në të cilin i vërehej barku i rrumbullakosur.

Derisa ecte dhe pozonte për fotografët të cilët janë mbledhur para nisjes së ceremonisë, ajo mbante barkun me të dyja duart.

Vanessa është parë duke qeshur vazhdimisht derisa ka marrë urime nga të pranishmit për shtatzëninë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by People Magazine (@people)

Në dhjetor të vitit 2023, Hudgens dhe Tucker kishin vendosur të martoheshin në një ceremoni në Tulum të Meksikës. Ajo ka ndarë detajet e ceremonisë private në një intervistë në Vogue.