Aktorja e Hollywoodit, Vanessa Hudgens, është martuar me sportistin Cole Tucker, raporton TheCut.
Përgjatë vikendit, aktorja u shfaq në një plazh të Meksikës me një fustan të bardhë të gjatë, duke nxitur spekulimet se ajo dhe Tucker kanë pasur një dasmë sekrete.
“Çifti u martua fshehurazi në Tulum”, ka thënë një burim i afërt për revistën People.

Aktorja dhe sportisti ishin fejuar gjatë muajit shkurt.
Muajin e kaluar, Hudgens u tha prezantuesve të “Today” Hoda Kotb dhe Jenna Bush Hager se gjatë festës së saj të beqarisë (pak para Halloweenit), ajo u kërkoi mikeve të ngushta, përfshirë Sarah Hyland dhe Alexandra Shipp, të visheshin sikur të merrnin pjesë në funeralin e saj.
Të gjitha gratë u veshën në të zeza kurse Hudgens veshi një fustan dhe vello të bardhë.
Sa i përket historisë së tyre, Tucker, një lojtar profesionist bejsbolli, dhe ish-aktor i Disneyt, u panë për herë të parë së bashku në fund të vitit 2020, duke ecur dorë për dore në Los Angeles.
Zyrtarizuan lidhjen e tyre ne Instagram pas tre muajsh.