Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lindsay Lohan në premierën e filmit “Mean Girls”

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Lindsay Lohan, është shfaqur në premierën e filmit “Mean Girls” në New York.

Lohan që ishte protagoniste në versionin e vjetër të filmit, nuk luan në të riun. Filmi i ri i zhanrit muzikal bazohet në versionin e vjetër të tij i cili ishte lansuar në vitin 2004.

Aktorja në këtë premierë kishte veshur një fustan të zi me mëngë të gjata i cili ishte i zbukuruar në mes me një rrip me grurë me shkëlqim metalik.

Image

Lohan disa muaj me parë ishte bashkuar me aktorët e versionit të vjetër të filmit për të xhiruar një reklamë për Walmart për blerjet përgjatë “Black Friday”.

Rolin e Cadyt që Lohan e luajti në vitin 2004, në filmin e ri e luan Angouire Rice.

Edhe Rachel McAdams rrëfen se si u refuzua për shkak të moshës për një rol në “Mean Girls” Showbiz Rachel McAdams rrëfen se si u refuzua për shkak të moshës për një rol në “Mean Girls”

Aktorja e mirënjohur Tina Fey e cila kishte shkruar versionin origjinal të filmit, e ka shkruar edhe të riun bashkë me burrin e saj, Jeff Richmond, duke e përshtatur për zhanrin muzikal.