Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lily Gladstone, gruaja e parë indigjene amerikane që nominohet për “Oscar”

Aktorja e Hollywoodit, Lily Gladstone, e cila luan rolin e Molliet në filmin “The Killers of the Flower Moon”, regjinë e të cilit e ka bërë Martin Scorceze, po ndihet e nderuar me nominimin për çmimin “Oscar” nga Akademia e Filmit.

Por ajo është kureshtare të di se çfarë e ka bërë Akademinë e Filmit të presë kaq gjatë, për ta nominuar një grua indigjene amerikane.

“Pse jam e para? Pse u desh të kalojnë kaq shumë kohë për tu nominuar një indigjene autoktone e Amerikës Veriore? Shumica e filmave xhirohen nëpër tokat indigjene të Amerikës Veriore, e u desh kaq shumë kohë për t’u nominuar”, ka thënë aktorja.

Lily i ka thënë mediumit “Deadline” se e di që nuk do të jetë indigjenia e fundit që do të nominohet për një çmim prestigjioz të tillë.

Ndërkohë “The Hollywood reporter” ka raportuar se Lily ishte duke folur me “FaceTime” me prindërit kur e mori vesh për nominimin.

“Nëna ime po e mbante kamerën e telefonit të kthyer kah televizori. Pastaj i thash ‘jo mami, dua ta mësoj nëse jam nominuar duke parë reagimin e fytyrës tënde e të babit’ pastaj me të vërtetë e mësova që jam nominuar nga mimika e fytyrës së tyre, mezi e dëgjoja emrin tim të thuhej në televizor”, ka shpjeguar Lily.

Edhe Lily Gladstone synon ta udhëheqë emisionin “Saturday Night Live” Showbiz Lily Gladstone synon ta udhëheqë emisionin “Saturday Night Live”

Kur Gladstone fitoi çmimin “Golden Globe” më herët gjatë këtij muaji, si aktorja më e mirë, ka thënë se duhet të dalin shumë e shumë histori të grave indigjene në ekran.

“Ka shumë biografi që duhet të shfaqen nëpër ekrane, sepse femrat e reja që janë indigjene duhet ta dinë se soji më i vjetër i tyre janë ato që kanë bërë të mundur suksesin në çfarëdo lloj fushe që janë fokusuar, coftë muzikë, shkencë apo ligjvënie. Dhe pasi jam unë fituesja e një çmimi si ky, le të jem si kurajë për të ndihmuar në ngritjen atyre historive, kjo do të ishte sinqerisht dhurata më e mirë e të gjitha kohërave për mua”, pati thënë aktorja.