Akademia e filmit i dha shpërblimet e shumëpritura e të parashikuara, ani pse filmi më i mirë u shpall “Oppenheimer”. Ryan Gosling, apo “Keni” i filmit “Barbie” mori vëmendjen e të gjithëve me performancën e tij. Aktorja Emma Stone fitoi çmimin “Oscar” për performancën e saj në filmin “Poor Things”, por indigjenia Lily Gladstone, ani pse nuk mori çmim për performancën e saj në filmin “The Killers Of the Flower Moon”, shënoi arritje për popullin e saj, raporton AP.
Përveç që u bë e para indigjene që u nominua nga Akademia e Filmit, Lilly Gladstone mori shumë çmime nëpër ceremonitë shpërblyese, duke nisur nga ceremonia “Golden Globe”. Ajo mori çmimin si aktorja më e mirë edhe në “Actors Guild Award” dukë bërë histori.
Pasi fitoi në shumë ceremoni, çdo prognozë e kishte parashikuar Lillyn fituese të “Oscarit”.
Shihej qartë së votuesit nga Akademia e Filmit ishin pasionant të filmit “Poor Things” më shumë se sa “Killers of The Flower Moon”, pasi “Poor Things” mori katër çmime, duke e bërë filmin fitues të më së shumti çmimeve pas “Oppenheimerit”, ndërsa “Killers of The Flower Moon” u la në hije.
Lily u ngushëllua nga regjisori i filmit Martin Scorsese pas ceremonisë. 81-vjeçari i di disa gjëra për zhgënjimin në “Oscar”. Scorsese ka fituar vetëm një herë një çmim “Oscar”, si regjisor i filmit “The Departet” dhe herët e tjera ai ka qëndruar ulur në shumë ceremoni duke parë të tjerët të fitojnë çmime. Ani pse puna e tij nominohej vazhdimit, duke përfshirë filmat “Taxi Driver”, “Gang of New York”, “The Wolf Of Wall Street” dhe “The Irishman”, ai sërish shkonte duarbosh në shtëpi.
Lucas Brown Eyes, skenarist në televizionin Oglala Lakota TV, u frustrua që Lilly nuk fitoi pasi ai tha se ky ishte shansi i vetëm real që një indigjene pati.
Edhe
“Oppenheimer” triumfon në “Oscar”
“U deshën 95 vjet që një indigjene të marrë një nominim të tillë. Kjo që u mundua të bëj ‘Oscari’ duke u bërë kinse është gjithëpërfshirës, nuk po ecë mirë pasi që ky spektakël i jep shans një indigjeneje një herë në shekull”, ka shkruar ai.
Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve, e cila shpesh i izolon artistët, ngjalli lidhjet që kanë në mes vete indigjenet, që nga lashtësia. Ata rikthyen kujtesën tek ajo që i ndodhi Wes Studit kur mori një nderim nga ceremonia “Governeers” e cila vjen e organizuar nga Akademia e Filmit dhe Shkencave “Oscar”.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi