Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“BAFTA” zgjedh më të mirët e filmit

Filmi i mirënjohur “Oppenheimer” ishte filmi që fitoi më së shumti çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga akademia britanike e filmit “BAFTA”, shpërblime këto që u prezantuan të dielën në “Royal Festival Hall, në Londër të Britanisë.

Edhe filmi “Poor Things” u vlerësua nga Akademia Britanike e Filmit, pasi mori pesë çmime dhe u renditur i dyti me më së shumti shpërblime, raporton CNN.

Çmimin “aktorja më e mirë në rol mbështetës” e mori Da’Vine Joy Randolph dhe falënderoi bashkëpunëtorin Paul Giamatti ndërsa pranonte çmimin.

Projekti filmik që për temë kryesore pati Holokaustin “The Zone of Interest” që u drejtua nga Jonathan Glazer, mori çmimin prestigjioz “filmi i jashtëzakonshëm britanik” si dhe “filmi më i mirë në gjuhën angleze”.

Filmat e shumëpërfolur “Barbie”, “Saltburn”, “Maestro” si dhe “Killers of The Flower Moon”, nuk morën asnjë çmim të dielën.

Edhe “Oppenheimer” me shtatë çmime në “BAFTA” Showbiz “Oppenheimer” me shtatë çmime në “BAFTA”

Përgjatë kësaj ceremonie u shfaqën yje të mëdhenj të ekranit si aktori i mirënjohur Tom Cruise (përmes një video-lidhje), Michael J. Fox si dhe Princi William.

Pas ceremonisë BAFTA, ceremoni e rëndësishme në fushën e filmit është dhe “Scrren Actors Guild Award” që do të mbahet më 24 shkurt, para çmimeve të mëdha “Oscar” nga akademia e filmit që do të mbahet më 10 mars.

Çmimin “BAFTA” për filmin më të mirë e fitoi “Oppenheimer”

Filmi më i mirë që nuk është në gjuhën angleze, e fitoi “The Zone of Interest”

Dokumentari më i mirë u shpall “20 Days In Mariupol”

Edhe Filmi “Oppenheimer” prin me nominime për çmimet BAFTA Showbiz Filmi “Oppenheimer” prin me nominime për çmimet BAFTA

Filmi më i mirë i animuar u shpall “The Boy And The Heron”

Regjisori më i mirë u shpall Christopher Nolan për “Oppenheimer”

Skenari më i mirë i adaptuar u shpall ai i Cord Jeffresonit, “American Fiction”.

Skenari më i mirë origjinal u shpall ai i Justine Triet dhe Arthur Harari “Anatomy of a Fall”.

Aktorja më e mirë në rol kryesor u shpall Emma Stone për filmin “Poor Things”.

Edhe “Barbie”, “Oppenheimer” e “Killers of the Flower Moon”, favoritë për BAFTA Kulturë “Barbie”, “Oppenheimer” e “Killers of the Flower Moon”, favoritë për BAFTA

Kostumografja më e mirë u shpall Hollu Waddington për filmin “Poor Things”.

Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve BAFTA nuk u transmetua drejtpërsëdrejti.