Thrilleri politik, filmi “One Battle After Another” ishte fituesi më i madh në ndarjen e çmimeve “BAFTA” të këtij viti, duke rrëmbyer gjashtë trofe, përfshirë çmimin kryesor për filmin më të mirë. Ky sukses e forcon pozitën e tij para ndarjes së çmimeve “Oscar” në Hollywood, që do të mbahet më 15 mars, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Video:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i regjisorit Paul Thomas Anderson, që trajton historinë e një grupi revolucionarësh në përplasje kaotike me shtetin, fitoi çmime për regji, skenar të adaptuar, kinematografi dhe montazh, si dhe për rolin dytësor, që e mori aktori Sean Penn si një oficer ushtarak i fiksuar.
“Është shumë tronditëse dhe e mrekullueshme njëkohësisht”, ka thënë Anderson gjatë pranimit të çmimit për regji. Ai shprehu nderime për bashkëpunëtorin e tij të kahershëm, ndihmësregjisorit Adam Somner, i cili vdiq nga kanceri në muajin nëntor të vitit 2024, pak javë pasi kishin nisur xhirimet.
Regjisori citoi edhe një varg nga Nina Simone, që është i përdorur edhe në film: “Unë e di çfarë është liria: është mungesa e frikës”.
“Le të vazhdojmë të krijojmë pa frikë. Është një ide e mirë”, ka thënë ai.
Në kategorinë e aktores më të mirë ka fituar Jessie Buckley për rolin e Agnes Hathaway, bashkëshortes së William Shakespeare, në filmin “Hamnet”.
36-vjeçja u bë interpretuesja e parë irlandeze që fiton këtë çmim në “BAFTA”.
Video:
Ajo tha se ua dedikn çmimin “grave të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes që më mësuan dhe vazhdojnë të më mësojnë si ta bëj ndryshe”.
Në një befasi të madhe, Robert Aramayo ka fituar çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në dramën britanike “I Swear”, e bazuar në histori të vërtetë për një aktivist në mbrojtje të personave me sindromën Tourette.
Aktori 33-vjeçar u shfaq i habitur dhe e quajti si “krejtësisht të çmendur” fitoren ndaj aktorëve Ethan Hawke, Michael B. Jordan, Leonardo DiCaprio dhe Timothée Chalamet.
“Nuk mund ta besoj fare këtë. Të gjithë në këtë kategori më lënë pa fjalë”, ka thënë ai.
Video:
Filmi “Sinners” ka fituar tri çmime: për skenarin origjinal të regjisorit Ryan Coogler, për muzikën dhe për aktoren më të mirë në rol dytësor, çmim që e mori aktorja Wunmi Mosaku.
Ajo ka thënë se përmes rolit të saj si shëruese me bimë mjekësore kishte gjetur një pjesë të shpresave të saj, “fuqinë time stërgjyshore dhe lidhjen time, pjesë që mendoja se i kisha humbur ose i kisha zbehur si emigrante që përpiqet të përshtatet”.
Video:
Në ceremoninë e mbajtur në Royal Festival Hall në Londër morën pjesë yje të Hollywoodit dhe personalitete të njohura britanike, si Emma Stone, Cillian Murphy dhe Glenn Close.
Ceremonia u drejtua nga aktori skocez Alan Cumming.
Të pranishëm ishin edhe Princi William dhe Catherine, Princesha e Uellsit.
Çmimet “BAFTA” shpesh konsiderohen si tregues për fituesit e “Oscar”.
“Sinners” kryeson me 16 nominime për “Oscar”, ndërsa “One Battle After Another” ka 13.
Filmi “Frankenstein”, në versionin e ri të regjisorit Guillermo del Toro, ka fituar çmime për skenografi, kostumografi dhe grim, ku artistët kalonin deri në 10 orë në ditë për ta transformuar aktorin Jacob Elordi në krijesën e frikshme.
Çmimi për dokumentarin më të mirë shkoi për “Mr. Nobody Against Putin”, me regji të David Borenstein, që rrëfen historinë e një mësuesi rus, Pavel Talankin, i cili dokumentoi propagandën në shkollat ruse pas pushtimit të Ukrainës.
“Qoftë në Rusi apo në rrugët e Minneapolisit, ne gjithmonë përballemi me një zgjedhje morale. Na duhen më shumë ‘Zotërinj Askush’”, ka thënë Borenstein.
Ndërkohë, çmimi i publikut “Rising Star” ka shkuar për Aramayo, ndërsa Donna Langley, kryetare e NBCUniversal Entertainment, u nderua me çmimin më të lartë të Akademisë Britanike, “BAFTA” Fellowship.