Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Si mbetën pa asnjë “Oscar” “Marty Supreme” dhe Timothée Chalamet

Regjisori Josh Safdie dhe aktori Timothée Chalamet

Regjisori Josh Safdie dhe aktori Timothée Chalamet

Foto: Associated Press

Dikur studioja filmike A24 dominonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit, por këtë vit u largua pa asnjë çmim.

Në vitin 2022, studioja filmike ka fituar shtatë çmime “Oscar” me filmin “Everything Everywhere All at Once”, duke dëshmuar se qasja e saj e guximshme mund të triumfojë. Katër vjet më vonë, ajo u rikthye me nëntë nominime për filmin “Marty Supreme”, një film i diskutueshëm me aktorin Timothée Chalamet në rolin kryesor, që arriti rreth 180 milionë dollarë fitime globale. Megjithatë, nuk fitoi asgjë në ceremoni, ka shkruar The New York Times.

Traileri i filmit “Marty Supreme”:
 

“Mund të thuhet se A24 mbeti pa çmime, por është e jashtëzakonshme që mori 10 nominime në radhë të parë. Filmi i fundit i regjisorit Josh Safdie nuk mori asnjë nominim… ‘Marty Supreme’ ishte më i butë, por prapë kishte atë energji të fortë”, ka thënë gazetari e kritiku Glenn Whipp.

Sipas ekspertëve, kjo ndodh shpesh, disa filma vlerësohen me nominime, por nuk janë aq të dashur sa të fitojnë. Kjo është bërë më e zakonshme që kur kategoria për filmin më të mirë u zgjerua në 10 kandidatë.

Edhe “One Battle After Another” fiton 6 çmime “BAFTA” Showbiz “One Battle After Another” fiton 6 çmime “BAFTA”

Edhe këtë vit, filmi “Bugonia” i regjisorit Yorgos Lanthimos mori katër nominime, përfshirë për aktoren Emma Stone, por nuk fitoi asnjë çmim.

Traileri i filmit “Bugonia”:

Një arsye tjetër mund të jetë vetë Akademia, e cila ende dominohet nga votues më të vjetër. Stili agresiv i regjisorit dhe fushata e zhurmshme e Chalametit mund të mos jenë pëlqyer.

Chalamet konsiderohej shpresa më e madhe për çmim, sidomos pasi fitoi një çmim “Golden Globe”. Por fushata e tij intensive mund ta ketë dëmtuar.

Timothée Chalamet me çmimin "Golden Globe"

“Ai pranoi edhe një retrospektivë të karrierës… në moshën 30-vjeçare?”, ka thënë gazetari i showbizit Mark Harris, duke sugjeruar se kjo mund të jetë dukur e nxituar.

Në fund, çmimin për aktorin më të mirë e fitoi Michael B. Jordan, i cili u vlerësua edhe për qasjen më modeste.

Michael B. Jordan duke marrë çmimin "Oscar"

“Chalamet humbi për të njëjtën arsye si të tjerët, sepse Michael B. Jordan fitoi. Votuesit nuk votojnë për të bllokuar dikë, por për atë që i emocionon më shumë”, ka shkruar Harris.

Filmi “Marty Supreme” humbi në kategoritë kryesore ndaj “One Battle After Another” dhe “Sinners”, ndërsa “Frankenstein” fitoi për skenografi dhe kostume.

Edhe Chalamet donte që premiera e filmit “Marty Supreme” në Paris të ishte falas Showbiz Chalamet donte që premiera e filmit “Marty Supreme” në Paris të ishte falas

Traileri i filmit “One Battle After Another”:

Traileri i filmit “Sinners”: 

Traileri i filmit “Frankenstein”: 

Një tjetër faktor mund të ketë qenë edhe imazhi publik i aktorit Chalamet.

Disa komente të tij u kritikuan shumë.

“Nuk dua të punoj në balet apo opera… ku duhet ta mbash gjallë diçka që askujt nuk i intereson më”, pati thënë ai.

Ani pse kjo deklaratë u përmend në humorin e komedianit Conan O’Brien gjatë prezantimit të “Oscars”, sipas The New York Times ajo nuk pati ndikim të madh deri në fund.

Fjalimi i Conan O’Brienit: 

Edhe Nominimet për çmimet “Oscar” 2026 nga Akademia e Filmit Showbiz Nominimet për çmimet “Oscar” 2026 nga Akademia e Filmit

Por, sipas analistëve, problemi kryesor ishte sjellja e tij gjatë fushatës.

“Chalamet bëri shumë gabime të panevojshme… shumë votues krijuan përshtypjen se ai po sillej me mendjemadhësi”, ka thënë Whipp.