Showbiz

Lidsay Lohan qan kur e sheh djalin duke shikuar filmin e saj

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Lindsay Lohan, ka qarë pasi pa djalin duke shikuar një nga filmat e saj.

“Një ditë pasi mbarova disa xhrime, shkova në shtëpi nga puna, djali im po përgatitej për darkë, kur e hapa derën ai po shikonte filmin ‘The Parent Trap’ dhe nisa të qaj sepse ai ende nuk e di se nëna e tij po luan në atë film”, ka thënë Lohan në emisionin “The Drew Barrymore Show”, shkruan Famele First.

Ajo ka shpjeguar se sa shumë e emocionoi kjo gjë dhe se ka bërë shumë fotografi rasti.

Aktorja më pas foli hapur rreth problemeve që kishte për t’u rikthyer në peshën që pati para shtatzënisë duke thënë se tani të gjitha gratë menjëherë po dobësohen.

Më tutje ylli ka treguar se po ndjehet pak nën presion për shkak të trendit të kohëve të fundit të përdorimit të ilaçeve të diabetit për të humbur peshë.

“Mendoj se ushtrojmë shumë presion mbi vetveten duke u munduar të dukemi bukur menjëherë pas lindjes, por dukeni të bukura tashmë edhe pse bëni fëmijë. Jepini kohë vetes”, ka thënë ajo.

Lindsay Lohan është e martuar me biznesmenin Bader Shammas që nga muaji prill i vitit 2022 dhe bashkë kanë një djalë që quhet Luai i cili lindi në korrik në vitit 2023.