Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lindsey Lohan do që i biri të mësojë nga gabimet e saj

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Lindsey Lohan, ka thënë se ajo do t’i tregojë të birit për përvojën që ka arritur gjatë jetës së saj, kur ai të arrijë moshën e duhur.

“Mezi po pres të ndaj këtë me të gjithë njerëzit që i dua dhe me djalin tim, kur ai të arrijë moshën e duhur”, ka thënë aktorja ndërsa po fliste për Page Six, rreth përvojës që ka arritur ndër vitet e saj më të vështira dhe se do që i biri i saj të mësojë nga gabimet që ka bërë ajo.

“Jam me të vërtetë mirënjohëse sepse kam marrë shumë mësim nga gjërat nëpër të cilat kam kaluar”, ka thënë tutje ajo.

Lohan ishte arrestuar në vitin 2007 pasi në veturën që ishte duke e drejtuar iu gjetën lëndë narkotike. Ajo u arrestua edhe herë të tjera për të njëjtën çështje dhe u dënua në tri raste.

Aktorja më parë kishte kaluar 90 ditë në burg dhe kishte pasur probleme me ligjin për shkak të posedimit të lëndëve narkotike e edhe sepse nuk shkonte nëpër seancat e gjykimit.

Ndërkohë Lohan ka thënë se mëmësia ia ndërroi krejtësisht karrierën.

Edhe Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim Showbiz Lindsay Lohan në prag të 40-vjetorit: Të 30-at janë periudha kur gjithçka fillon të marrë kuptim

“Dua të bëj gjëra që djali im mund t’i shoh, por gjithashtu dua të bëj diçka që më inspiron mua”, pati thënë ajo për E News.

37 vjeçja ende është duke u munduar ta ndreqë imazhin e saj e të shkojë në rrugën e duhur.