Kantautori skocez, Lewis Kapaldi, besohet se është në një lidhje të re dashurie.
Ylli 26-vjeçar i hitit, “Forget Me”, është parë duke kaluar moment intime me aktoren, Ellie MacDowall, në një ndejë të organizuar pas ceremonisë “BRIT Awards” të dielën mbrëma.
Për gazetën “The Sun”, e cila i fotografoi këngëtarin dhe aktoren duke u puthur, një burim deklaroi se ata kanë disa muaj që janë në lidhje të fshehtë: “Po, tashmë është zyrtare. Lewis ka rënë në dashuri dhe nuk ka si të jetë më i lumtur. Ai ka disa muaj që është në lidhje me Ellie McDowallin, dhe derisa zakonisht qëndrojnë larg vëmendjes së publikut, ai nuk mundi të rezistojë pa e puthur atë në ndejën pas ceremonisë. Është kënaqësi ta shohësh të lumtur dhe është e qartë se edhe Ellie e adhuron atë. Janë vërtetë një çift simpatik”.

Ellie, e cila besohet se e portretizon vajzën e Cary Grantit, Jennifer, në filmin e ardhshëm biografik “Archie”, ka shpërndarë fotografi dhe video të Capaldit në rrjetet sociale. Dyshja për herë të parë u fotografua së bashku në nëntor të vitit të kaluar.
Në disa intervista të kaluara, Lewis, duke bërë shaka ka treguar se e kishte të vështirë ta gjejë një të dashur, prandaj edhe ka vendosur që t’i përkushtohet më shumë muzikës, pasi i kanë thënë se vajzat i pëlqejnë muzikantët. Por, pavarësisht famës që e ka arritur për një kohë të shpëjtë, ai është zhgënjyer për faktin se askush nuk ka shfaqur interesim për të krijuar lidhje romantike me të.
Të dielën në ceremonisë “BRIT”, Lewis para se të spikatej me të dashurën e re, ia dhuroi një puthje në buzë fituesit të katërfishtë të mbrëmjes, Harry Styles.
Po ashtu gjatë parakalimit mbi qilim të kuq, këngëtari tregoi se tashmë ka përfunduar puna rreth albumit të rri, “Broken by Desire to be Heavenly Sent”, i cili lansohet për publikun e gjerë në muajin maj.