Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nata historike e Vedat Muriqit: Ndihem si hero

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është shndërruar në lojtarin e Fenerbahces për momentin vendimtar në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti i Kosovës shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut në “Stamford Bridge” të mërkurën në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës. Ishte fitore historike për Fenerbahçen, e parë e klubit turk si mysafir në Ligën e Kampionëve në 22 vjet, që nga fitorja ndaj Sparta Pragës në nëntor 2004.

Dy javë më parë, Muriqi shënoi me kokë golin e fitores në minutën e 79-të, teksa Fenerbahce u rikthye në disavantazh dy herë për të mposhtur Liverpoolin 3:2 në Stamboll nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Dirk Kuyt. Kjo fitore ishte e para e klubit në Ligën e Kampionëve që nga prilli i vitit 2008.

“Po, me të vërtetë ndihem si një hero. Sepse kjo do të thotë shumë për ekipin”, tha Muriqi për “RG”. “Golat në vetvete nuk janë ato që kanë më shumë rëndësi për mua. Ne e mundëm Liverpoolin dhe ishte një performancë e mrekullueshme nga e gjithë skuadra. I treguam të gjithëve se mund të luajmë shumë më mirë sesa në fillim të garës. Dhe sot jam shumë i lumtur me performancën time, golat e mi dhe faktin që i dhashë ekipit një fitore. Shpresoj të mund të vazhdoj të shënoj”.

Një gol i anuluar, pastaj një tjetër për fitore 

Edhe Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions Futboll Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions

Fenerbahçe mendoi se kishte epërsinë në pjesën e parë, por goli i Muriqit u anulua për një faull në fazën përgatitore pas një rishikimi të VAR-it. Ndeshja u drejtua nga Michael Oliver i Anglisë.

“Po, patëm shumë raste”, tha Muriqi. “Shënova një gol tjetër në pjesën e parë, por gjyqtari anglez, i cili ka shumë përvojë, e anuloi për faull. Nuk e di saktësisht se çfarë ishte faulli, por i besoj gjyqtarit”.

Goli i fitores erdhi në minutën e 56-të. N’Golo Kante e rifitoi topin, gjuajtja e Mason Greenëood u prit nga portieri i Shakhtarit, Dmytro Riznyk, dhe Muriqi e shtyu në rrjetë topin nga afërsia.

“Thjesht nuk e dija saktësisht se do të vinte topi tek unë në atë mënyrë. Por gjithmonë e di se do të gjuaj sa herë që më jepet një mundësi e mirë”, tha ai. “Unë jam një qendërsulmues, ky është instinkti im natyror. Thjesht shkova për topin, ai erdhi drejt në këmbën time dhe shënova.

Fenerbahce pati një shans për të shtuar një gol të dytë në kohën shtesë, por Riznyk priti gjuajtjen nga afër të zëvendësuesit Romelu Lukaku.

Muriqi: Mos i besoni askujt që thotë se i pëlqen të hyjë si zëvendësues

Goli i fitores i Muriqit kundër Liverpoolit erdhi pasi ai hyri si zëvendësues. I pyetur për ndryshimin midis të qenit titullar dhe zëvendësues, ai nuk u përmbajt.

“Një ndryshim i madh. Dhe mos i besoni askujt që ju thotë se i pëlqen të hyjë në fushë si zëvendësues”, tha ai. “Është shumë e vështirë sepse, derisa të futesh në ritmin e lojës, ndërsa muskujt e tu janë ende të ftohtë, fillon të të zërë fryma. Është vërtet, vërtet e vështirë. Pra, është shumë më mirë të luash që nga fillimi: së pari, mund të ngrohesh siç duhet; së dyti, je në të njëjtin ritëm me shokët e ekipit dhe mund të futesh direkt në lojë”.

Respekton vendimet e trajnerit 

“Por unë kurrë nuk ankohem. Unë jam lojtar ekipi”, tha Muriqi. “Nëse trajneri më vendos në formacionin titullar, jam i lumtur të luaj deri në fund. Nëse më fut më vonë, kjo është në rregull. Jam gati edhe për këtë”.

Edhe Mbrëmja e Muriqit Futboll Mbrëmja e Muriqit

Shakhtar i ka luajtur ndeshjet e Ligës së Kampionëve si vendës në stadiumin e Chelseat këtë sezon për shkak të luftës në Ukrainë. Të mërkurën, tribunat u dominuan nga tifozët e Fenerbahçes.

“Kemi tifozë të çmendur, në kuptimin më të mirë të fjalës! Jo, seriozisht, është e pabesueshme!”, tha Muriqi. “Më pëlqeu shumë të isha pjesë e kësaj ndeshjeje dhe të përjetoja këtë atmosferë. Ndihesha sikur Londra ishte shndërruar në Stamboll! Një falënderim i madh për të gjithë ata që erdhën këtu sot. Nuk di çfarë tjetër të them. Është e pabesueshme sepse tifozët tanë janë të pabesueshëm”.

Dueli ishte i parë në Ligën e Kampionëve midis dy trajnerëve turq. Emre Belozoglu, në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve si trajner i Fenerbahçes, do të përballej me trajnerin e Shakhtarit, Arda Turan. Muriqi tha se skuadra u përgatit për një kundërshtar të ri dhe me shumë energji.

“E dinim që më parë se Shakhtar është një ekip shumë i ri dhe dinamik. Ata vrapojnë shumë dhe janë shumë të mirë me topin. Ata kanë një trajner të mirë, Arda Turan, të cilin e njohim të gjithë, dhe të gjithë në Turqi e njohin atë”, tha ai. “Sot, na u desh të luanim ashtu siç luajnë ata – t’i dominonim dhe të luanim me intensitet të madh. Vetëm më mirë se ata. Dhe patëm një performancë fantastike. Urime të gjithë shokëve të mi të ekipit dhe shpresoj se mund të vazhdojmë kështu”.

Gjasat Fenerbahçes në garën për plejof 

Fitorja e ngriti Fenerbahçen në vendin e 16-të në renditjen e Ligës së Kampionëve me tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Shakhtar ra në vendin e 26-të me katër pikë. Ekipet që përfundojnë nga vendet e nënta deri në të 24-t në fazën e ligës hyjnë në një fazë eliminatore, dhe tetë të parat avancojnë direkt në raundin e 16-të.

Muriqi nuk i vuri ndonjë etiketë statusit të Fenerbahçes.

“Pyetje e mirë. Nuk mund t’ju jap një përgjigje të prerë, por bëmë një hap shumë të rëndësishëm drejt arritjes së fazës tjetër të Ligës së Kampionëve. Dhe kjo do të na jepte një status të ri”, tha ai. “Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në dy ndeshjet e fundit dhe pozicioni ynë ka ndryshuar”.

Fenerbahçe do të vizitojë LASK-un në Linz të Austrisë më 9 dhjetor, do të presë Villarrealin më 20 janar dhe do të mbyllë fazën e ligës kundër Atletico Madridit më 27 janar.

Edhe Muriqi kthehet titullar te Fenerbahçe Futboll Muriqi kthehet titullar te Fenerbahçe

“Mendoj se nëse vazhdojmë të luajmë siç luajtëm të mërkurën, mund të fitojmë edhe jashtë fushe dhe të kualifikohemi për në raundin tjetër me besim”, tha Muriqi. “Por do të jemi në gjendje të flasim për ambicie serioze vetëm në fund të janarit”.

Kompanitë e basteve sportive e shohin Fenerbahçen në grupin e plejofit. Në “Tonybet”, klubi ka një kuotë prej 1,66 për të përfunduar midis vendit të nëntë dhe të 24-t dhe 51,00 për të arritur në tetë vendet e para. Fenerbahçe ka një kuotë prej 251,00 për të fituar Ligën e Kampionëve.