Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kush është vajza më e bukur në botë sipas Capital T?

Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë parë sërish në ambientet e njëjta. Porse këtë herë me ftesën e reperit, Adrola dhe shumë miq të këtij të fundit janë mbledhur disa ditë para koncertit “Time Capsule 2” në një ndejë pritave.

Image
Foto e shkëputur nga video: KTV

E nuk kishte si të mungonte pyetja që tash e shumë kohë po bëhet: A janë Capital T dhe Adrola Dushi në një lidhje?

Ndonëse janë munduar t’i shmangen përgjigjes, ata as nuk e kanë pohuar e as mohuar lidhjen, porse pamjet i tregojnë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Image
Capital T dhe Adrola Dushi (Foto e shkëputur nga video: KTV)

Në një deklaratë reperi kishte thënë se “e dashura e tij është më e bukura në botë”, porse nuk ka sqaruar se kush është e dashura e tij.

Adrola është pyetur nëse deklarata është për të, por duke i bërë bisht pyetjes, ajo ka thënë se “shumë njerëz më thonë se jam”.

Modelja më pas i ka thënë Trimit “shkëlqe” dhe ka shtuar se ai është një ndër njerëzit e paktë që ajo mendon se duhet të titullohet me emrin “njeri”. Ka thënë se gëzohet kur takon njerëz si Capital T sepse sipas saj, si ky “njeri” ka pak.

Edhe Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë Showbiz Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë

Ndërsa Trimi në lidhje me këtë gjë ka thënë vetëm “eh po!”

Trimi dhe Adrola janë përfolur shumë kohët e fundit se janë në lidhje.

VIDEO e plotë: