Ylli televiziv, Kim Kardashian ka fituar një shumë të madhe parash nga një burrë që e kishte paditur në gjykatë, pasi humbi betejën ligjore kundër saj.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, biznesmenja u shpërblye me rreth 167 mijë dollarë për shpenzimet ligjore, nga 186 mijë dollarë që kishte kërkuar fillimisht, pasi arriti ta mbyllte me sukses padinë e ngritur nga Ivan Cantu.

Gjithçka nisi pasi Kim publikoi në rrjetet sociale fotografinë e gabuar të Ivan Cantut, në kohën kur po përpiqej të mbështeste një tjetër person me të njëjtin emër, një të dënuar me vdekje për të cilin ajo po bënte fushatë publike.
Kim ka argumentuar në gjykatë se bëhej fjalë për “një gabim të sinqertë”, të cilin e korrigjoi menjëherë sapo e kuptoi. Nga ana tjetër, Cantu ka pretenduar se publikimi i fotografisë së tij i kishte shkaktuar “dëme të mëdha” në jetën personale dhe profesionale.
Në fund, gjykatësi ka vendosur në favor të Kimit ka hedhur poshtë pretendimet e Cantut. Pas kësaj, ajo kërkoi që t’i rimbursoheshin shpenzimet për avokatët.
Edhe
Kim Kardashian dëmshpërblehet me 1 euro për grabitjen e armatosur ndaj saj në Paris
Siç kishte raportuar më herët TMZ, Ivan Cantu, baba i dy fëmijëve, kishte deklaruar në gjykatë se pagesa e një shume kaq të madhe ndaj Kimit do ta “shkatërronte financiarisht”.
Megjithatë, gjykatësi nuk u bind nga argumentet e tij.
-
Kim Kardashian shqetësohet për ndikimin e famës te fëmijët e saj
-
Justin Baldoni do t’ia paguajë Blake Livelyt gati 400 mijë dollarë për shpenzimet ligjore
-
Arrestohet një burrë pasi dyshohet se vodhi makinën e Kim Kardashianit
-
Kompania e Justin Baldonit detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim “The New York Timesit”