Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Baldoni do t’ia paguajë Blake Livelyt gati 400 mijë dollarë për shpenzimet ligjore

Blake Lively dhe Justin Baldoni

Blake Lively dhe Justin Baldoni

Foto: Associated Press

Aktori dhe regjisori Justin Baldoni dhe kompania e tij “Wayfarer Studios” janë urdhëruar nga një gjykatë federale në New York t’i paguajnë aktores Blake Lively mbi 400 mijë dollarë për shpenzimet e saj ligjore, ka shkruar ABC News.

Vendimi u dha nga gjyqtari federal Lewis Liman, pas kërkesës së Livelyt që Baldoni të rimbursonte 7.5 milionë dollarë për avokatët e saj. Gjyqtari e konsideroi këtë shumë “të paarsyeshme” dhe vendosi që Baldoni dhe Wayfarer Studios të paguajnë: 363 mijë dollarë për honoraret e avokatëve, 44 mijë dollarë për shpenzime të tjera ligjore.

Pra, në total, bëhet fjalë për më shumë se 407 mijë dollarë.

Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, e ka cilësuar vendimin si një fitore për klientin e tij. Ai ka thënë se kërkesa e Livelyt prej më shumë se 8 milionë dollarësh ishte “e tepruar dhe e paarsyeshme” dhe se gjykata përfundimisht dha vetëm rreth 5 për qind të shumës së kërkuar.

Lively dhe Baldoni luajtën bashkë në filmin “It Ends With Us”, ku Baldoni ishte gjithashtu regjisor.

Edhe Pas marrëveshjes jashtë gjykatës, Baldoni dhe Lively përballen për shpenzimet ligjore Showbiz Pas marrëveshjes jashtë gjykatës, Baldoni dhe Lively përballen për shpenzimet ligjore

Përplasja ligjore nisi në muajin dhjetor 2024, kur Lively e akuzoi Baldonin për ngacmim seksual gjatë xhirimeve dhe pretendoi se ai dhe kompania e tij kishin organizuar një fushatë për të dëmtuar imazhin e saj publik.

Baldoni i mohoi akuzat dhe më pas ngriti një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively, bashkëshortit të saj, aktorit, Ryan Reynolds, agjentes së saj për marrëdhënie me publikun, Leslie Sloane dhe prestigjiozes The New York Times.

Por në qershor 2025, gjyqtari Liman e hodhi poshtë padinë e Baldonit.

Më vonë, gjykata kufizoi edhe një pjesë të rëndësishme të padisë së Lively, duke rrëzuar disa nga pretendimet e saj, ndërsa i lejoi asaj të vazhdonte me pretendimet për hakmarrje nga ekipi i Bardonit për marrëdhënie me publikun.

Në muajin maj 2026, Lively dhe Baldoni ranë dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të tyre ligjor.

Edhe Gjykata hedh poshtë padinë e Baldonit kundër Livelyt pasi ai u vonua të paraqesë dokumentet Showbiz Gjykata hedh poshtë padinë e Baldonit kundër Livelyt pasi ai u vonua të paraqesë dokumentet

Gjykata vendosi që Baldoni dhe “Wayfarer Studios” të mbulonin shpenzimet ligjore të Lively, por hodhi poshtë kërkesën e saj për dëmshpërblim ndëshkues.

Ani pse beteja ligjore mes dy aktorëve ka përfunduar me marrëveshje, kostoja financiare dhe pasojat publike të konfliktit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.