Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian e trazon sërish internetin

Ylli televiziv, Kim Kardashian, përfshihet në ballinën e re të revistës “Interview”.

Numri i muajit shtator të kësaj reviste vjen me titullin “American Dream” dhe sërish, fotosesioni i 41-vjeçares miliardere po shkakton bujë në internet.

Fotografitë vijnë të realizuara nga Nadia Lee Cohen, dhe në to Kimi duket shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar. Me një model të ri të flokëve të shkurtra, të bardha dhe vetulla të ngjyrosura, ajo shfaqet e veshur me një xhaketë të markës “Bottega Veneta” dhe një palë xhinse të kaltra të të njëjtit brend. Por, ajo që rrëmben vëmendjen e publikut dhe po shkakton bujë në mediat online, është fakti se edhe një herë, Kardashian, shfrytëzon asetet e saj më të njohura për ta bërë fotografinë e ballinës së revistës sa më kontroverse, e ato janë të pasmet e saj.

Themeluesja e kompanisë “SKIMS” tha se i ka pëlqyer pamja e krijuar për këtë fotosesion.

“Zot i madh, e kam adhuruar këtë dukje. Bashkëpunimi me fotografen Nadia Lee Cohen ishte shumë i mirë dhe u argëtuam gjatë fotosesionit. Ajo është fotografja e patë me të cilën jam liruar plotësisht. Ekipi im u çudit kur mësoi se do t'i ekspozoja të pasmet në atë formë, por unë ua kujtova se ky është stili im. Unë veproj më së miri kur i injoroj paragjykimet e të tjerëve dhe e bëjë atë çfarë dua. Prandaj jam e lumtur që e realizuam këtë fotosesion”, deklaroi Kardashian në intervistën ekskluzive për “Interview” që u realizua nga Mel Ottenberg, e cila po ashtu u kujdes për krijimin e dukjes së yllit televiziv.

Kjo nuk është hera e parë që Kim e ndryshon tërësisht dukjen e saj për këtë revistë. Në vitin 2017 ajo u shfaq në ballinë me një stil të ngjashëm të ish-zonjës së parë të Amerikës, Jacqueline Kennedy Onassis, dhe në të cilin fotosesion shoqërohej nga e bija, North West, e cila atëkohë ishte vetëm 4-vjeçare.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm