Ylli televiziv Kim Krdashian ka bërë një bashkëpunim me brendin “Swarovski” për koleksionin e ri të veshjeve të brendshme të brendit të saj “Skims”.
Ajo ka pozuar bashkë më disa gra të tjera duke shfaqur koleksionin me materiale të tejdukshme e nuanca lëkure të materialeve të mbuluara me gurë të të gjitha madhësive nga brendi “Swarovski”.
“Ky koleksion ngërthen në vete atë që unë jam në të vërtetë. Jam e thjeshtë, por kam një pjesë femërore që shkëlqen”, ka thënë Kim.
Në fotografitë që publikoi në Isntagram ajo dukej sikur u inspirua nga ylli Britney Spears, me një kostum njëpjesësh me dhjetëra kristale të vogla, që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me veshjen e këngëtares në videon muzikore "Toxic".
Kim në një nga postimit e saj e quajti bashkëpunimin “të parin nga ky lloj” ku bashkohen “forcat” e thjeshtësisë së veshjeve të brendshme me madhështinë e kristaleve ikonike nga “Sëarovski”.

Para publikimit të koleksionit për bashkëpunimin shkroi edhe drejtoresha kreative e “Swarovskit”, Giovana Engelbert, duke thënë se kjo ishte një dëshirë e kamotshme për të.
Edhe
“Skims” e Kim Kardashian arrin vlerën e 5 miliardë dollarëve
“Ne punuam me Kim në krijimin e stolive të trupit, dhe më tepër, që mund të stilohen në kaq shumë mënyra dhe me të vërtetë përçon glamur tek të gjithë ne. Mezi pres të tregojë koleksionin e plotë shumë shpejt", ka thënë Engelbert.
Kurse në një postim që ajo ka bërë në Instagram pas publikimit të koleksionit ka thënë se ka dizajnuar për Kimin pjesë shumë speciale.
“Unë i kam dizajnuar për Kimin këto veshje kaq speciale, të realizuara nga artizanë shumë profesionalë, e inspiruar nga qaforja ‘Millenia’ dhe entuziazmi nga bashkëpunimi me ‘Skims’. Mijëra kristale dhe qindra orë punë u bënë në të, dhe mund t’i shihni këtu të kombinuara me të brendshme nga pambuku të kristalizuara”, ka shkruar drejtoresha kreative e “Swarovskit”.
